Ndeshja mes Egjiptit dhe Belgjikës ka përfunduar me barazim 1:1, shkruan Reporteri.net.
Egjipti e mbylli me epërsi 1:0 pjesën e parë.
Golin e vetëm në pjesën e parë e shënoi Emam Ashour në minutën e 19-të, pas asistimit nga Mohamed Salah.
Belgjika golin e barazimit e arriti falë autogolit të Mohamed Hanyt. Mbrojtësi i Egjiptit realizoi autogol në minutën e 66-të.