×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    ​Merz surprizon Trumpin, i dhuron një fanellë të Gjermanisë në samitin e G7

    Reporteri
    16 Qershor 2026 | 14:56

    Kancelari gjerman Friedrich Merz i ka dhuruar presidentit amerikan Donald Trump një fanellë futbolli me emrin e tij dhe numrin 47, gjatë samitit të G7-ës.

    Përpara fillimit zyrtar të takimit, Merz iu drejtua vendit të tij dhe më pas iu afrua Trumpit, duke i dorëzuar dhuratën. Ai e mbajti fanellën lart për të treguar numrin dhe emrin presidencial.

    Trump u shfaq për ta falënderuar dhe e vendosi fanellën mbi tavolinë, bashkë me sendet e tij personale.

    Presidenti amerikan mbushi 80 vjeç të dielën, ndërsa SHBA-të pritet të presin Kampionatin Botëror të Futbollit këtë vit./kp

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!