×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    “Nuk është përfundimtare”, Trump: SHBA mund të kthehet te hedhja e bombave nëse nuk na pëlqen marrëveshja me Iranin

    Reporteri
    17 Qershor 2026 | 14:16

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë sot se marrëveshja e arritur me Iranin nuk është përfundimtare.

    Duke folur në samitin e G7 në Francë, ai u shpreh se SHBA-të do të “kthehen te hedhja e bombave” nëse nuk i pëlqen marrëveshja përfundimtare, raporton BBC.

    Kjo vjen ndërsa SHBA-të dhe Irani do të takohen në Zvicër të premten për të nënshkruar marrëveshjen – detajet e së cilës nuk janë publikuar ende.

    Përmbajtja e marrëveshjes – e referuar si memorandum mirëkuptimi – nuk është publikuar ende.

    Të hënën, Presidenti Trump tha se “marrëveshja është nënshkruar plotësisht” dhe teksti i plotë do të publikohet “shumë shpejt”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!