×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Anulohen bisedimet e planifikuara për sot mes SHBA’së dhe Iranit në Zvicër

    Reporteri
    19 Qershor 2026 | 8:00

    Bisedimet e planifikuara për sot mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara në resortin malor të Bürgenstockut në Zvicër janë shtyrë, ka deklaruar për CNN Ministria e Punëve të Jashtme e Zvicrës, përcjell Reporteri.net.

    Zvicra “mbetet e gatshme të lehtësojë këto bisedime”.

    Ministria nuk dha detaje për një datë të re të mundshme të bisedimeve, por tha se “puna përgatitore përkatëse në Bürgenstock po vazhdon”.

    Të enjten, Shtëpia e Bardhë njoftoi se zëvendëspresidenti amerikan JD Vance nuk do të udhëtonte në Zvicër sipas planit, pasi organizimi i bisedimeve ende nuk ishte përfunduar.

    Më herët të enjten, zëvendëspresidenti kishte deklaruar se kishte ndërmend të udhëtonte në Zvicër, megjithëse pranoi se koha e saktë e zhvillimit të takimit mbetej e pasigurt./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!