Presidenti amerikan, Donald Trump, do t’ia dorëzojë trofeun e Kupës së Botës fituesit më 19 korrik në New Jersey, ka konfirmuar presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, raporton “The Guardian“, përcjell Reporteri.net.

Infantino dhe Trump kanë krijuar një marrëdhënie të ngushtë gjatë përgatitjeve për këtë turne, por presidenti amerikan ka bërë shumë pak deklarata publike lidhur me garën që nga fillimi i saj më 11 qershor.

Megjithatë, presidenti i FIFA-s konfirmoi në një intervistë për “Fox and Friends| se plani është që Trump të ketë një rol kryesor në ceremoninë e dorëzimit të trofeut në stadiumin New York New Jersey, ashtu siç bëri edhe në finalen e Kupës së Botës për Klube vitin e kaluar në SHBA, e cila u fitua nga Chelsea.

Reklamë

“Ne do të jemi së bashku me presidentin duke shijuar finalen dhe duke ia dorëzuar trofeun fituesit, sigurisht”, tha Infantino.

Kur u pyet nëse do ta bënin dorëzimin së bashku, Infantino tha “Sigurisht, ne jemi bashkë gjatë gjithë kohës.”/Reporteri.net