Një valë e fortë të nxehti ka përfshirë Evropën, duke sjellë temperatura jashtëzakonisht të larta dhe kushte të rrezikshme në shumë vende të kontinentit. Qindra rekorde të temperaturave janë thyer tashmë dhe meteorologët paralajmërojnë se nxehtësia do të rritet edhe më shumë gjatë ditës së sotme dhe nesër, raporton CNN, përcjell Reporteri.net.
Franca, e cila është goditur më rëndë nga kjo valë e të nxehtit, regjistroi të martën ditën më të nxehtë në historinë e matjeve meteorologjike.
Sipas Kryeministrit francez, të paktën 40 persona kanë humbur jetën, ndërsa kërkonin mënyra për t’u freskuar nga temperaturat e larta që nga 18 qershori.
Shërbimi Meteorologjik i Britanisë së Madhe ka shpallur “paralajmërim të kuq për nxehtësi ekstreme” për sot dhe nesër, një masë që përdoret shumë rrallë.
Temperaturat pritet të arrijnë të paktën 39°C, duke thyer rekordin e deritanishëm të muajit qershor prej 35.6°C në Mbretërinë e Bashkuar./Reporteri.net