×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Ministri i Mbrojtjes thotë se Izraeli nuk do të tërhiqet nga Libani, edhe nëse këtë e kërkon SHBA’ja

    Reporteri
    24 Qershor 2026 | 15:03
    Reuters

    Izraeli nuk do të tërhiqet nga Libani, edhe nëse këtë e kërkojnë Shtetet e Bashkuara, deklaroi të mërkurën Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, raporton CNN, përcjell Reporteri.net.

    “E kemi bërë të qartë se në asnjë rrethanë nuk do të tërhiqemi dhe, deri në këtë moment – dhe kjo është një arritje diplomatike – nuk ka asnjë kërkesë amerikane që Izraeli të tërhiqet nga Libani”, tha Israel Katz.

    Katz tha se ia kishte bërë të qartë qëndrimin e Izraelit homologut të tij amerikan dhe se kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ia kishte përcjellë të njëjtin mesazh presidentit amerikan Donald Trump.

    Komentet e Katz vijnë në ditën e dytë të bisedimeve midis Izraelit dhe Libanit, të zhvilluara nën kujdesin e administratës Trump.

    Katz kishte deklaruar më herët se Izraeli nuk do t’i tërhiqte forcat e tij nga jugu i Libanit, por komentet e tij të fundit e bëjnë edhe më të qartë këtë qëndrim, madje edhe në rast se një tërheqje do të kërkohej nga SHBA-ja.

    CNN kishte raportuar më parë se Izraeli po shqyrtonte tërheqje “simbolike” nga territori i pushtuar në jug të Libanit, si pjesë e bisedimeve dhe si një “gjest” ndaj qeverisë libaneze./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!