×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Tërmetet e fuqishme në Venezuelë, Trump: Numri i viktimave është katastrofik

    Reporteri
    25 Qershor 2026 | 7:28

    Në Venezuelë është shpallur gjendje e jashtëzakonshme pasi dy tërmete jashtëzakonisht të fuqishme tronditën kryeqytetin Karakas brenda pak sekondash nga njëri-tjetri. Sipas të dhënave zyrtare, tërmeti i parë ishte me magnitudë 7.2, ndërsa i dyti, edhe më shkatërrues, ishte me magnitudë 7.5 të shkallës Rihter.

    Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se tërmetet kanë lënë pas një numër “katastrofik viktimash”.

    “Dy tërmetet e mëdha që sapo goditën popullin e mrekullueshëm të Venezuelës janë të dyja me përmasa masive dhe kanë lënë pas një numërkatastrofik viktimash,” ka shkruar Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në një postim në Truth Social.

    “SHBA-ja është e gatshme, e vullnetshme dhe e aftë të ndihmojë!”, tha ai.

    Trump thotë se ka “udhëzuar të gjitha agjencitë e qeverisë  të përgatiten për të vepruar shpejt.

    “Ne do të jemi pranë miqve tanë të rinj dhe të shkëlqyer. Raportet e hershme nuk janë të mira!!!”, shkroi ai. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!