×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë shkon në 589, me gati 3 mijë tjerë të lënduar

    Reporteri
    26 Qershor 2026 | 16:48

    Numri i të vdekurve në dy tërmete në Venezuelë rritet në 589, me 2,980 të lënduar, tha presidentja në detyrë Delcy Rodríguez.

    Kjo vjen, ndërsa ekipet ndërkombëtare të shpëtimit i bashkohen kërkimit për të mbijetuarit, me 80 shpëtimtarë zviceranë dhe një ekip punonjësish ndihme meksikanë midis atyre që ndihmojnë.

    Ekipet lokale kërkuan gjatë gjithë natës në ndërtesat e shembura në Karakas dhe shtetin e La Guaira, ndërsa dëgjoheshin njerëz që kërkonin ndihmë nga poshtë rrënojave.

    Më parë, një grua u nxor e gjallë nga rrënojat – shikoni momentin kur ajo shpëtohet

    Një mjek në La Guaira i ka thënë BBC-së se dy spitalet kryesore në shtet janë “plotësisht të mbingarkuara”, me një “mungesë kritike” të furnizimeve mjekësore.

    Tërmetet, me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë, goditën me një minutë diferencë të mërkurën në mbrëmje, dhe i dyti ishte më i forti që ka goditur Venezuelën që nga viti 1900.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!