×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Britania e Madhe thyen rekordin e ditës më të nxehtë të qershorit për të tretën ditë radhazi

    Reporteri
    26 Qershor 2026 | 18:39

    Shërbimi Meteorologjik Britanik (Met Office) ka konfirmuar se është vendosur një rekord i ri provizor për ditën më të nxehtë të muajit qershor, me temperaturën 36.9°C të regjistruar në Wattisham, në qarkun Suffolk.

    “Temperaturat vazhdojnë të rriten”, njoftoi Met Office.

    Ky është një zhvillim i pazakontë, pasi është hera e tretë vetëm këtë javë që vendoset një rekord i ri për temperaturën më të lartë të qershorit.

    Një fakt interesant është se Wattisham nuk ndodhet as në zonën që është përfshirë nga alarmi i kuq për vapën ekstreme.

    Rekordi i qershorit arrin në 37.1°C. Më vonë gjatë pasdites, rekordi u thye sërish. Sipas Met Office, temperatura arriti në 37.1°C në Cavendish, gjithashtu në Suffolk, duke vendosur një rekord të ri provizor si dita më e nxehtë e qershorit e regjistruar ndonjëherë në Mbretërinë e Bashkuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!