Një prej kateve të një ndërtese në afërsi të Parkut të Qytetit në Prishtinë sot është kapluar nga flakët, duke lënë të lënduar disa persona.

Në vendin e ngjarjes për të vënë nën kontroll zjarrin kanë dalë një numër i madh zjarrfikësish.

Edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka dalë në vendin ku ka ndodhur zjarri.

Reklamë

Ai përmes një postimi në Facebook ka uruar që personat e lënduar të shërohen sa më shpejtë.

Postimi i tij:

Një ndërtesë u përfshi nga flakët sot Prishtinën. Në këto momente, solidariteti dhe profesionalizmi bëjnë diferencën.

Falenderim i veqantë për zjarrfikësit, Policinë e Kosovës dhe ekipet shëndetësore, të cilët, së bashku me ekipet e drejtorisë për siguri dhe emergjenca n’Kryeqytet, reaguan me shpejtësi, profesionalizëm dhe përkushtim për të menaxhuar situatën dhe për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve.

Mirënjohje për secilin që ishte në terren. Lutemi për shërim sa më të shpejtë të të lënduarve dhe urojmë që ngjarje të tilla të mos përsëriten më.

Reklamë

Screenshot