Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Prix të xhudos në Qingdao të Kinës.
Në luftë për medalje të bronztë në kategorinë deri 63 kilogramë, Laura e mposhti xhudisten nga Bjellorusia, Yana Makretskaya.
Ndaj bjelloruses, xhudistja kosovare fitoi me uazari.
Laura garoi të shtunën, kurse ditën e nisi me fitore ndaj xhudistes së Gjermanisë, Sara-Joy Bauer.