Ministri i Mbrojtjes i Izraelit njoftoi se forcat izraelite janë udhëzuar të përgatiten për një “qëndrim të zgjatur” në të ashtuquajturën zonë sigurie që ushtria izraelite e pushton në Libanin jugor.
“Kryeministri dhe unë i kemi udhëzuar [ushtrisë izraelite] të përgatitet për një qëndrim të zgjatur në zonën e sigurisë”, tha Israel Katz në një deklaratë video, pasi Izraeli dhe Libani ranë dakord për një kornizë të ndërmjetësuar nga SHBA-të që synonte t’i jepte fund armiqësive dhe t’ia dorëzonte territorin ushtrisë libaneze.
Ai shtoi se nuk do të ketë ripozicionim nga Izraeli në Libanin jugor, asnjë tërheqje, për sa kohë që organizata terroriste Hezbollah nuk çarmatoset në të gjithë Libanin, duke e përshkruar këtë si parimin e rëndësishëm të vendosur në marrëveshje.