Qenit të plagosur në operacionin ushtarak amerikan kundër kreut të ISIS-it, Abu Bakr al-Bagdadi, i janë thurur lëvdata nga Presidenti Donald Trump dhe krerët e ushtrisë amerikane.
Qeni ‘i mrekullueshëm’ ka bërë në Siri një ‘punë të shkëlqyer, në ndalimin dhe në vrasjen’ e terroristit në Siri, shkroi Trump në twitter dhe publikoi një foto të kafshës, përcjell Reporteri.net
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Mark Milley gjithashtu theksoi se qeni kishte bërë një ‘shërbim të jashtëzakonshëm’.
Emrin e kafshës dhe racën e tij ai nuk e tregoi: “Ne e mbrojmë identitetin e qenit”, tha Milley, përcjell Reporteri.net
Ai e justifikoi këtë me rrethanën se qeni ndodhet akoma në zonën e operacionit. Me sa duket bëhet fjalë për një qen stani belg. Kjo racë përdoret shpesh nga forcat speciale të ushtrisë amerikane.
Qeni e ndoqi pas në një tunel kreun e ISIS-it, ku më pas ai vrau veten duke ndezur një jelek me lëndë shpërthyese.
Qeni u nxorr nga ushtarët amerikanë./Reporteri.net/