Në rrjetet sociale janë shfaqur pamje të reja nga vendi ku ishte fshehur lideri i organizatës terroriste e ashtuquajtur “Shteti Islamik”, Abu Bakr al-Baghdadi, që u vra gjatë një operacioni ushtarak të forcave amerikane në veriperëndim të Sirisë.
Në video shihen rrënojat e bunkerit, brenda të cilit fshihej para se ta hidhte veten në erë së bashku me dy fëmijët që i kishte marrë peng.
Aty gjithashtu shihen rrobat, dyshekët ku e kalonin natën dhe gjësende tjera.Kujtojmë që presidenti amerikan Donald Trump, ka njoftuar dje se Baghdadi kishte aktivizuar jelekun e mbushur me lëndë shpërthyese, duke hedhur veten në erë.
E si pasojë i shpërthimit të fuqishëm bunkeri brenda të cilit fshihej është shembur i tëri, kurse në operacionin ushtarak të forcave amerikane ishin angazhuar njësitë elitare Delta Force dhe Rangers, që me vete kishin marrë edhe dron për ta vëzhguar situatën nga ajri dhe qentë e stërvitur për të nuhatur lëndët shpërthyese.
Operacion i ngjashëm ushtarak ishte planifikuar deri në detajin më të vogël për kapjen e një terroristi tjetër siç ishte lideri i Al Qaedës, Osama bin laden, i cili është përgjegjës për mijëra viktima të sulmeve terroriste të 11 shtatorit në SHBA.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.