Argjentina ka barazuar rezultatin ndaj Egjiptit në përballjen për një vend në çerekfinale, pasi Lionel Messi shënoi për 2-2 në minutën e 83-të.

Egjipti kishte krijuar epërsi prej dy golash ndaj kampiones së botës, duke shënuar fillimisht me Yasser Ibrahim në minutën e 15-të dhe më pas me Mostafa Ziko në minutën e 67-të.

Argjentina reagoi në pjesën e dytë, duke ngushtuar epërsinë në minutën e 79-të me golin e Christian Romero. Më pas, Lionel Messi u bë protagonist edhe një herë, fillimisht duke asistuar për golin e parë të Argjentinës dhe më pas duke shënuar vetë për barazimin 2-2.

Reklamë

Në pjesën e parë, Egjipti shkoi në pushim me epërsi minimale 1-0. Goli u shënua nga Yasser Ibrahim me kokë pas një goditjeje dënimi, ndërsa Argjentina pati mundësinë të barazonte, por Lionel Messi dështoi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 21-të.

Fituesi i kësaj përballjeje do të përballet në çerekfinale me fituesin e ndeshjes Zvicër – Kolumbi.