Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i nxehtë dhe kryesisht me diell gjatë ditës dhe me zagushi, por në disa lokalitete (sidomos në disa vise në Dukagjin) priten rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë, kurse vonë pasdite, në mbrëmje dhe gjatë natës atmosfera ka tendenca të vazhdojë të destabilizohet dhe vende-vende priten shkakresa atmosferike dhe rrebeshe lokale shiu të cilat vende-vende priten edhe orëve të mëngjesit të së Enjtes.
Temperatura gjatë ditës do të jenë të larta për të pësuar ulje orëve të mbrëmjes dhe gjatë natës.
Minimalja parashihet të zbres deri në 14 gradë Celsius, kurse maksimalja rreth 32 gradë Celsius.