Një nxënës ka therur me thikë një nxënës tjetër në afërsi të shkollës “Enver Maloku” në Podujevë sot gjatë ditës.

Sipas informatave të siguruara nga Gazeta Online Reporteri.net, i mituri që ka mbetur viktimë e këtij incidenti është i lindur në vitin 2012 dhe e ka marrë plagën në këmbë.

Siç merr vesh Reporter.net, gjatë intervistimit nga Policia, ai ka deklaruar se në momentin kur ka ndodhur rasti, të dy nxënësit kanë qenë duke luajtur.

Reklamë

Nga ky incident, viktima ka pësuar lëndime të lehta./Reporteri.net/