Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) do të mblidhet të enjten, më 9 korrik 2026, një ditë pas certifikimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 7 qershor 2026.

Mbledhja e Kryesisë së LDK-së është caktuar të nisë në orën 15:00.

Lajmin për këtë takim e ka konfirmuar zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, i cili bëri të ditur se mbledhja do të mbahet në orarin e përcaktuar.

Reklamë

Në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, LDK ka siguruar 16.69 për qind të votave, duke fituar gjithsej 18 ulëse në Kuvendin e Kosovës.