Radiotelevizioni i Kosovës (RTK) ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që kanë kaluar fazën e verifikimit dhe janë kualifikuar për intervistim në konkursin publik për pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së.

Sipas dokumentit të nënshkruar nga kryetari i Bordit të RTK-së, Dardan Beqiri, pas shqyrtimit të aplikacioneve, verifikimit të dokumentacionit dhe rishikimit të plotësimit të kritereve të konkursit, janë kualifikuar gjithsej gjashtë kandidatë.

Në listën e kandidatëve të kualifikuar janë:

Reklamë

Lorik Arifaj
Antigonë Baxhaku
Hysen Hundozi
Arbër Geci
Nexhmedin Spahiu
Zana Spahiu

RTK ka njoftuar se kandidatët e përfshirë në listë do të kontaktohen përmes postës elektronike për t’u informuar rreth fazës së intervistimit, përfshirë datën, orën dhe vendin e mbajtjes së tij.

Ndërkaq, aplikantët që nuk janë përfshirë në listën përfundimtare do të njoftohen gjithashtu përmes emailit lidhur me rezultatin e verifikimit të dokumentacionit dhe arsyet e moskualifikimit.