×
  • Lajme
  • Raporto
  • Fokus

    Armend Zemaj kërkon ndryshime brenda LDK-së: Janë 150 nënshkrime që kanë kërkesë për Kuvend të jashtëzakonshëm

    Reporteri
    09 Korrik 2026 | 19:37
    Armend Zemaj, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

    Armend Zemaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës pas mbledhjes së partisë, tha se janë mbi 150 nënshkrime që kërkojnë zgjedhje të parakohshme në LDK.

    Zemaj kërkoi ndryshime dhe reflektim duke filluar nga kryetari

    “Unë i takoj një dege që ka dhënë vendim unanim që duhet të ketë zgjedhje të parakohshme dhe reflektim mbi procesin zgjedhor të qershorit, në të gjitha strukturat e LDK-së, duke filluar nga kryetari. Janë më shumë se 150 nënshkrime që kanë kërkesë për Kuvend të jashtëzakonshëm të LDK-së”, tha Zemaj para mediave, transmeton Gazeta Express.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!