Norvegjia ka dalë në epërsi ndaj Anglisë, me një supergol.

Në ndeshjen që po luhet në kuadër të çerekfinales së Botërorit, norvegjezët shënuan golin e par.

Është Andreas Schjelderup që ka shënuar një gol tejet të bukur.

Reklamë

Megjithatë, Anglia ka barazuar shpejt rezultatin.

Jude Bellingham realizoi për 1:1 në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë.

Me rezultatin 1:1 u mbyll edhe pjesa e parë e ndeshjes.

Fituesi i kësaj përballjeje luan ndaj fituesit të ndeshjes Zvicër – Argjentinë.