Katër persona janë arrestuar në Ferizaj nën dyshimin për veprat penale “Kanosja”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, më 13 korrik 2026, në Stacionin Policor në Ferizaj është paraqitur një ankues me inicialet M.B., i cili ka deklaruar se ishte kanosur nga disa persona.

Pas veprimeve operative dhe hetimore të ndërmarra nga njësitet reaguese dhe njësia e hetimeve, policia ka identifikuar dhe lokalizuar personat e dyshuar në një lokal në Ferizaj.

Reklamë

Gjatë kontrollit, sipas policisë, janë sekuestruar katër armë zjarri dhe një sasi municioni.

Të dyshuarit H.TH., 50 vjeç, SH.TH., 27 vjeç, E.B., 37 vjeç dhe E.H., 27 vjeç, me vendim të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë.

Ndaj tyre janë iniciuar rastet për veprat penale “Kanosja”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.