Një person ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti me traktor në fshatin Gremnik të komunës së Klinës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka konfirmuar për media se rasti është raportuar sot rreth orës 14:55.

Sipas tij, në aksident ka qenë i përfshirë viktima dhe një traktor, i cili është rrokullisur.

Reklamë

“Në vendin e ngjarjes ka dalë policia, mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes e ka konstatuar vdekjen e viktimës, gjithashtu prokurori ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në IML”, ka deklaruar Gashi.

Policia dhe organet kompetente po merren me hetimin e rrethanave të këtij vetaksidenti.