Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka reaguar pas grumbullimit të nënshkrimeve në LDK për thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm të kësaj partie.
Në një postim në Facebook, Hoti ka thënë se forca e LDK-së është vullneti i anëtarësisë dhe jo ambicia e individëve, ndërsa thekson se askush nuk është mi LDK-në dhe anëtarësinë e saj.
“Forca e LDK-së është vullneti i anëtarësisë, jo ambicia e individëve. Askush nuk është mbi LDK-në dhe anëtarësinë e saj”, ka shkruar Hoti.
Nisma pason pakënaqësitë e shprehura pas zgjedhjeve të 7 qershorit, çka ka çuar edhe në përplasjet e hapura brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Kërkesat publike për dorëheqjen e kryetarit Lumir Abdixhiku, janë shoqëruar me replika mes figurave drejtuese të partisë.
Kuvendi i LDK-së ka 355 delegatë, dhe pas deponimit të këtyre nënshkrime, sipas statutit, kryesia e partisë është e obliguar që ta thërrasë Kuvendit brenda 60 dite./Reporteri.net/