Një mërgimtare ka raportuar të mërkurën në polici në Pejë se i janë vjedhur nga valixhja e saj 94 mijë franga.

Policia e rajonit të Pejës ka dhënë detaje lidhur me vjedhjen e rëndë në rrugën “Myrvete Maksutaj”.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, tha se rasti ka ndodhur mëngjesin e sotëm.

Reklamë

Pos tjerash, ai deklaroi se viktima është intervistuar nga ana e autoriteteve, ndërkohë bëri të ditur se ende nuk ka të arrestuar.