Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka reaguar pas zgjedhjes së Zejnulla Gashit Kryeprokuror i ri i Shtetit.

Në reagim thuhet se BE-ja mirëpret emërimit e Gashit Kryeprokuror të Shtetit dhe se mandati i tij është i përqëndruar në sigurimin e integritetit dhe llogaridhënies prokuroriale si dhe luftimin e korrupsionbit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar.

“BE-ja në Kosovë mirëpret emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit pas më shumë se katër vitesh marrëveshjesh për detyrën e prokurorit. Përpara zotit Gashi është zbatimi i një mandati të përqendruar në sigurimin e integritetit dhe llogaridhënies prokuroriale dhe luftimin e korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar”, thuhet në reagimin e BE-së.

Reklamë

Gashi pranoi sot zyrtarisht detyrën e re, pasi Presidentja në detyrë, Albulena Haxhiu i dorëzoi të martën dekretin.

Pranim-dorëzimi i detyrës u bë në objektin e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, nga ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj.

Gashi pas pranimit të detyrës ta se “do të jetë kryeprokuror i të gjithëve”.

/Reporteri.net/

Reklamë

Zejnulla Gashi pranon zyrtarisht detyrën: Do të jem kryeprokuror i të gjithëve