Tre persona nga Vushtrria, Ejup Ternava, Cennet Ternava dhe Fatmire Shabani, vazhdojnë të rezultojnë të zhdukur në Shkup, ndërsa familjarët ende nuk kanë asnjë informacion për vendndodhjen e tyre.

Nusja e Fatmire Shabanit, e cila ka treguar se kontakti i fundit me ta ka qenë mbrëmjen e së shtunës, kur vjehrra e saj i kishte lajmëruar se ishin nisur nga Aeroporti i Shkupit në drejtim të Kosovës.

“Rreth orës 22:25 vjehrra ka lajmëruar që po nisen prej Aeroportit të Shkupit për Kosovë. Edhe më nuk dimë kurgjo për ta”, ka deklaruar ajo.

Reklamë

Sipas saj, familja ka kontaktuar policinë në Maqedoninë e Veriut dhe në Kosovë, por deri tani nuk kanë marrë ndonjë informacion të saktë për atë që mund të ketë ndodhur.

“Policia në Shkup dhe në Kosovë është lajmëruar. S’kemi kurrfarë informacioni. Policia na ka thënë se nuk ka ndeshje, nuk ka asgjë. Nuk dimë çka ka mundur të ndodhë”, ka thënë ajo për KlanKosova.