×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Kanadaja vazhdon negociatat për tarifat amerikane

    Reporteri
    22 Korrik 2026 | 11:51

    Kryeministri kanadez Mark Carney njoftoi se ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin amerikan Donald Trump, pas vendimit të Uashingtonit për të vendosur tarifa prej 50% ndaj një game të gjerë eksportesh kanadeze.

    Sipas Carney, të dy liderët kanë rënë dakord të thellojnë negociatat në javët e ardhshme.

    “Fola me Presidentin Donald Trump. Ramë dakord të intensifikojmë negociatat në javët e ardhshme. Do të shqyrtojmë të gjitha opsionet për mënyrën se si do të përgjigjemi nëse këto tarifa hyjnë në fuqi”, tha Carney.

    Tarifat e reja amerikane pritet të hyjnë në fuqi pas 30 ditësh.

    Shtëpia e Bardhë argumenton se masa është një përgjigje ndaj politikave kanadeze, të cilat, sipas Uashingtonit, dëmtojnë eksportet amerikane të automjeteve, produkteve të bulmetit dhe pijeve alkoolike.

    Nga ana tjetër, Otava këmbëngul se masat e saj ishin një kundërpërgjigje ndaj tarifave të vendosura më herët nga administrata Trump.

    Carney theksoi se qeveria kanadeze synon një marrëveshje të plotë tregtare me Shtetet e Bashkuara dhe se çdo vendim për heqjen e kufizimeve ndajj produkteve amerikane do të merret vetëm në kuadër të një marrëveshjeje të përgjithshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!