×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Arrestohet një ish-praktikante e NATO-s, dyshohet për spiunazh

    Reporteri
    25 Korrik 2026 | 12:47

    Një shtetase kanadeze me origjinë kineze, e cila kishte kryer praktikë profesionale në një objekt të NATO-s në Belgjikë, është arrestuar nën dyshimin për spiunazh, njoftoi të shtunën Prokuroria e Belgjikës.

    “Ajo dyshohet se ka kryer spiunazh në emër të një shteti të tretë dhe se ka qenë anëtare e një organizate kriminale,” thuhet në deklaratën e prokurorisë.

    Prokuroria shtoi se, për momentin, nuk do të bëhen publike detaje të tjera lidhur me të dyshuarën, përfshirë edhe identitetin e saj.

    Sipas prokurorisë, e dyshuara kishte qenë praktikante në SHAPE (Shtabi Suprem i Fuqive Aleate në Evropë), një objekt i NATO-s i vendosur në qytetin Mons, në Belgjikë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!