×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Burnham: Nëse duhet, do të jem kundër Trump

    Reporteri
    26 Korrik 2026 | 14:31

    Kryeministri britanik, Andy Burnham, deklaron se është i gatshëm të kritikojë presidentin Donald Trump, nëse Shtetet e Bashkuara prekin interesat e Britanisë së Madhe.

    Në intervistën e tij të parë si kryeministër, dhënë për BBC, Burnham theksoi se mbrojtja e interesit kombëtar do të jetë gjithmonë përparësia e tij.

    “Sigurisht. Duhet të mbrosh interesin kombëtar të vendit tënd mbi gjithçka tjetër. Kjo është detyra jote nëse do ta kryesh siç duhet këtë funksion”, tha kryeministri i Britanisë së Madhe.

    Edhe pse e përshkroi bisedën e parë me Donald Trump si “shumë të ngrohtë”, Burnham shmangu ti përgjigjej drejtpërdrejt pyetjes nëse i beson presidentit amerikan.

    Sipas tij, bota po ndryshon vazhdimisht dhe qëndrimet duhet të përshtaten me zhvillimet.

    Burnham zbuloi gjithashtu se ishte I shqetësuar për vendimin e presidentit amerikan për nisjen e konfliktit me Iranin, duke theksuar se nuk do të hezitojë të shprehë mendimin e tij kur ta gjykojë të drejtë.

    Në intervistë, kreu i qeverisë britanike u ndal edhe te shpenzimet për mbrojtjen. Ai nuk dha një afat se kur Britania do të arrijë objektivin për të investuar 3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në sektorin e mbrojtjes, duke deklaruar se prioritet mbetet financimi i plotë i planit aktual të investimeve ushtarake përpara hartimit të buxhetit të ardhshëm.

    Nga ana tjetër, Burnham përjashtoi mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare para vitit 2029, duke thënë se qytetarët nuk i duan zgjedhjet.

    Intervista e plotë do të transmetohet në BBC pasditen e së hënës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!