×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Rumania rrëzon një tjetër dron

    Reporteri
    26 Korrik 2026 | 15:44

    Rumania ka rrëzuar dronin e tretë brenda tre ditëve këtë të dielë. Një avion luftarak rumun rrëzoi në mënyrë të sigurt dronin mbi Detin e Zi.

    “Droni u rrëzua në mënyrë të sigurt, në një distancë prej 12 kilometrash në verilindje të Sulinës, në hapësirën ajrore kombëtare, mbi ujërat territoriale”, tha Ministria e Mbrojtjes në një deklaratë.

    Autoritetet më të larta rumune kanë reaguar duke i konsideruar këto veprime të patolerueshme, ndërsa nga Moska, prej nga dyshohet se dërgohen dronët, nuk ka pasur asnjë reagim.

    Ndërkohë, Rusia dhe Ukraina kanë vazhduar shkëmbimin e sulmeve edhe këtë të dielë, me viktima të raportuara nga të dyja palët. Kievi u sulmua me raketa balistike, ndërsa rajone të tjera pësuan bombardime më vonë gjatë ditës, ku u vranë dy persona.

    Rusia, nga ana e saj, tha se katër persona u vranë nga një sulm me dron ukrainas në qytetin Horlivka, të pushtuar nga Rusia. Në qytetin lindor të Kharkivit, një person u vra dhe dymbëdhjetë të tjerë kërkuan ndihmë mjekësore pas një sulmi me dron gjatë ditës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!