×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Princi i Arabisë Saudite gjendet i vdekur në një hotel në Londër pas mbidozës me alkool dhe drogë

    Reporteri
    27 Korrik 2026 | 9:51

    Një hetim zyrtar në Mbretërinë e Bashkuar ka konkluduar se princi saudit 29-vjeçar, Abdullah bin Fahad bin Abdullah bin Abdulaziz bin Jalawi Al Saud, ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak të shkaktuar nga konsumi i një kokteji fatal me alkool, droga sintetike dhe barna kundër ankthit.

    Trupi i tij i pajetë u gjet më 25 nëntor 2025 në dyshemenë e banjës së dhomës së tij në hotelin e luksoz “Marriott” në Kensington të Londrës, ku po qëndronte kundrejt një çmimi prej rreth 600 paundësh në natë. Seanca e hetimeve në Gjykatën e Coroner-it në Perëndim të Londrës (Inner West London Coroner’s Court) zbardhi detajet e toksikologjisë dhe rrethanat e ngjarjes.

    Përzierje fatale e substancave

    Sipas raportit toksikologjik të paraqitur në gjykatë, princi kishte në gjak një nivel alkooli prej 222 mg për 100 ml — pothuajse tri herë më i lartë se kufiri i lejuar për ngarjen e makinës në Britani (80 mg/100 ml). Ekspertët mjekësorë deklaruan se vetëm ky nivel alkooli ishte i mjaftueshëm për të shkaktuar gjendje meje ose kome.

    Përveç alkoolit, analizat zbuluan nivele fatale të GHB-së (gamma-hydroxybutyrate), e njohur si “drogë e festave”, si dhe gjurmë të kanabisit dhe ilaçit kundër ankthit Xanax (alprazolam) e medikamenteve të tjera anksiolitike. Ekspertët përfunduan se kombinimi i këtyre substancave solli ndalimin e menjëhershëm të zemrës.

    Gjykata përjashton vetëvrasjen ose krimin
    Zëvendës-koronerja Jean Harkin nxjerrin vendimin për vdekje aksidentale (misadventure), duke konfirmuar se nuk ka asnjë provë për përfshirjen e ndonjë personi të tretë apo qëllim të vetë princit për t’i dhënë fund jetës.

    Kamerat e sigurisë (CCTV) treguan se 29-vjeçari kishte qenë vetëm në dhomë natën para se të gjendej i vdekur nga një punonjëse e pastrimit të hotelit. Gjithashtu, në dhomë nuk u gjet asnjë letër lamtumire.

    Sfidat e mëparshme me varësinë

    Gjatë seancës u bë e ditur se princi saudit kishte pasur një histori të gjatë luftimi me varësinë nga alkooli e barnat me recetë. Në gusht të vitit 2025, ai i ishte nënshtruar një programi detox-i në klinikën e njohur “Priory Clinic” në Roehampton, ku qëndrimi mund të kushtojë deri në 35,000 paund në javë.

    I ndjeri ishte pjesëtar i familjes mbretërore saudite, pasardhës nga linja e stërgjyshit të mbretit aktual Salman. Gjykata Mbretërore e Arabisë Saudite e ka konfirmuar ndarjen e tij nga jeta, ndërsa ceremonia mortore është mbajtur në Riad.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!