Një grua është gjetur e vdekur në Rahovec, ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24-orësh të publikuar të hënën.

Sipas policisë, viktima është dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Rahovec, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e saj, shkruan Insajderi.

Bazuar në deklarimin e një dëshmitari, viktima është gjetur e shtrirë në shtëpinë e saj.

Reklamë

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ka bërë të ditur policia. /Reporteri.net/.