Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, do të takojë krerët e partive politike të premten e kësaj jave.

Kuvendi i Kosovës në një njoftim tha se këto takime janë për përgatitjen e seancës konstituive.

“Të premten, më 31 korrik, mbahet mbledhja e përbashkët e kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, me kryetarët e subjekteve politike. Rendi i ditës: Përgatitjet për Seancën konstituive të Legjislaturës XI të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Reklamë

Takimet janë planifikuar të mbahen nga ora 11:00 në një sallë të Kuvendit.

Seanca konstituive e Kuvendit është thirrur për datën 6 gusht. /Reporteri.net/