Prokuroria Speciale ka konfirmuar aksionin për zhvarrosje që është duke u zhvilluar në Zubin Potok.

Për Gazetën Online Reporteri.net, zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta, bëri të ditur se veprimet po ndërmerren me kërkesë të Prokurorisë Speciale dhe në bazë të një urdhri të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

“Me kërkesë të Prokurorisë Speciale dhe urdhrit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, institucionet relevante janë duke zbatuar urdhrin për zhvarrosje (ekshumim), autopsi dhe identifikim të mbetjeve mortore në një lokacion në Komunën e Zubin Potokut”, deklaroi Luta për Reporteri.net.

Reklamë

Ajo nuk ka dhënë detaje shtesë lidhur me rastin, ndërsa aksioni është në zhvillim.