×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Kryeministri britanik viziton kantierin detar të nëndetëseve bërthamore

    Reporteri
    30 Korrik 2026 | 14:58

    Kryeministri britanik Andy Burnham ka zhvilluar të enjten vizitën e tij të parë në kantierin detar të Barrow-in-Furness, ku ka shpallur zyrtarisht nisjen e fazës së re të programit për zëvendësimin e nëndetëseve bërthamore.

    Në qendër të vizionit të tij për një Britani të riindustrializuar, Burnham ka vendosur rinovimin e sistemit bërthamor Trident.

    Gjatë fjalimit të tij, ai theksoi se investimet e mëdha në mbrojtje, siç është programi i anijeve të klasit Dreadnought, nuk përfaqësojnë vetëm siguri kombëtare, por janë motorë kyç për zhvillimin ekonomik dhe mbështetjen e komuniteteve në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

    Sipas të dhënave zyrtare nga Downing Street, paketa e re e kontratave arrin vlerën e 8.4 miliardë paundëve.

    Ky financim parashikon: 18,000 vende pune shtesë në mbrojtjen bërthamore deri në vitin 2030. 22,000 praktikë profesionale të reja deri në vitin 2035. “Për çdo të ri në vend, dua t’ju them se ekziston një rrugë drejt një Britanie të riindustrializuar, dhe ajo fillon me praktikën që po financojmë përmes këtij investimi sot,” deklaroi kryeministri Burnham.

    Për zbatimin e këtij projekti strategjik, gjiganti i mbrojtjes BAE Systems, pronar i kantierit detar në Barrow, ka siguruar një kontratë prej 5.9 miliardë paundësh.

    Kjo marrëveshje mbulon përfundimin e ndërtimit të katër anijeve të para të klasit Dreadnought, të cilat pritet t’i bashkohen flotës ushtarake në fillim të viteve 2030.

    Megjithatë, për të garantuar transparencë dhe menaxhim efikas, programi përfshin gjithashtu një fond emergjence prej 10 miliardë paundësh për mbulimin e mundshëm të shpenzimeve të tepërta, i cili do të qëndrojë nën monitorim të rreptë qeveritar.

    Vizita e kryeministrit shënon gjithashtu një vazhdimësi të angazhimit të tij historik ndaj këtij programi.

    Burnham i cili mori drejtorinë e qeverisë rreth një javë më parë, kishte votuar pro ndërtimit të nëndetëseve të reja që në vitin 2016, në një periudhë kur Partia Laburiste ishte e përçarë për këtë çështje.

    Linja e tij mbështetet edhe nga kabineti i ri qeveritar, Sekretaresha e Mbrojtjes Wes Streeting dhe Kancelari John Healey, kanë mbështetur gjithashtu hapur projektin.

    Nga ana tjetër Louise Haigh, e cila drejton zyrën e kryeministrit, ka votuar më parë kundër.

    Në rrafshin e gjerë të mbrojtjes, kryeministri konfirmoi se Mbretëria e Bashkuar mbetet e përkushtuar ndaj aleancës së NATO-s, duke planifikuar rritjen e shpenzimeve ushtarake në 3.5% të PBB-së deri në vitin 2035.

    Megjithatë, qeveria nuk është zotuar ende për arritjen e objektivit të ndërmjetëm prej 3% deri në vitin 2030, duke preferuar që vëmendja të përqendrohet tek objektivat afatgjata dhe të qëndrueshme financiare.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!