Takimi mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, po vazhdon ende në Kuvendin e Kosovës, teksa kanë kaluar më shumë se një orë nga nisja e bisedimeve.
Takimi ka filluar pak minuta pas orës 18:00 dhe zhvillohet në kuadër të përpjekjeve për tejkalimin e ngërçit politik dhe konstituimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve të 7 qershorit.
Në këtë përballje politike, palët pritet të diskutojnë mundësitë e një marrëveshjeje, ndërsa deri më tani nuk ka pasur deklarime nga përfaqësuesit e dy subjekteve lidhur me rrjedhën e bisedimeve.
Kurti, para takimit, Kurti tha se ai ka mbështetje të mjaftueshme për Kuvendin dhe Qeverinë, por “për zgjedhjen e presidentit nuk ka përgjegjësi vetëm mazhoranca, por edhe opozita”.
Në anën tjetër, Abdixhiku ka hyrë në takim i shoqëruar nga nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, dhe Lutfi Haziri.
Nga Lëvizja Vetëvendosje, në takim po merr pjesë edhe ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati.
Takimi Kurti-Abdixhiku vjen pas ftesave të bëra nga kreu i LVV-së për partitë politike, në përpjekje për të siguruar konsensus për formimin e institucioneve. PDK dhe AAK nuk i janë përgjigjur pozitivisht ftesave për takim, ndërsa Kurti ka deklaruar se kishte nevojë për diskutime edhe me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza.