×
  • Lajme
  • Raporto
  • Fokus

    Abdixhiku: Nëse nuk ka marrëveshje, e vetmja gjë e garantuar janë zgjedhjet e reja

    Reporteri
    04 Gusht 2026 | 21:37

    Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka paralajmëruar se mungesa e një marrëveshjeje politike mund ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të reja.

    Ai tha se pikërisht për këtë arsye LDK-ja po merr pjesë në bisedime.

    “Në qoftë se s’bëjmë asgjë, e vetmja gjë e garantuar do të jenë zgjedhjet e reja. Dhe besoj që kjo s’është as lajm i mirë për popullin e Kosovës, as lajm i mirë as për partitë politike”, deklaroi Abdixhiku.

    Ai shtoi se LDK-ja do të vazhdojë përpjekjet për të gjetur një zgjidhje politike.

    “Do të përpiqemi të japim më të mirën, të vetëdijshëm për interesin e vendit dhe për politikat që i përfaqësojmë si LDK”, tha ai./ Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!