×
  • Lajme
  • Raporto
  • Fokus

    Abdixhiku: Nuk kemi diskutuar për emra, jemi ende te parimet e marrëveshjes

    Reporteri
    04 Gusht 2026 | 21:46

    Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se në takimin me Albin Kurtin nuk janë diskutuar emra konkretë apo ndarja e pozitave, por vetëm parimet mbi të cilat mund të ndërtohet një marrëveshje politike.

    “Nuk kemi folur për emra konkretë, pra ende jemi në diskutime të parimeve”, tha Abdixhiku.

    Ai bëri të ditur se bisedimet do të vazhdojnë në ditët në vijim, me synimin për të gjetur një zgjidhje që garanton funksionimin institucional të vendit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!