×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Tërmeti në Japoni, momenti kur kirurgët mbrojnë pacientin me trupat e tyre gjatë operacionit

    Reporteri
    07 Gusht 2026 | 10:43

    Një video e re që ka dalë së fundmi në publik ka regjistruar momentin kur tërmeti i fuqishëm me magnitudë 7.1 të shkallës Rihter, i muajit të kaluar, tronditi Spitalin e Përgjithshëm të Kumamotos në Japoni.

    Kamera e sigurisë ka kapur skenat e tmerrshme gjatë njërit prej operacioneve që ishin në zhvillim e sipër në spital në atë kohë.

    Imazhet tregojnë kirurgë dhe infermierë që përpiqeshin ta mbronin pacientin me trupat e tyre, duke mbajtur shtratin kirurgjikal, ndërsa të gjitha pajisjet dridheshin me forcë nga shkundjet.

    Sipas një njoftimi të spitalit, të katër ndërhyrjet kirurgjikale që ishin në zhvillim e sipër në kohën e tërmetit përfunduan me sukses dhe pa probleme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!