Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani ka thënë se personi që u arrestua nga Policia e Kosovës, pas thirrjes nga Kuvendi për pushkatimin e Ramush Haradinajt nuk është mërgimtar, ndonëse dyert e këtij institucioni u hapën për mërgimtarët.
Ramadani ka kërkiar përgjegjësi nga u.d presidentja Albulena Haxhiu dhe kryesuesi Avni Dehari.
“Albulena Haxhiu dhe Avni Dehari do të jepni përgjegjësi! Ky gjakprishur dhe thirrës për vrasje nuk është mërgimtar. Pse e latë të hyjë në Kuvend sot? Apo, mos e ftuat ju?
Shumë detaje do të dalin për këtë dhe për shumëkënd.”, ka shkruar Ramadani.
Sipas tij Haxhiu dhe Dehari duhet të përgjigjen në këto pyetje:
1. Kush e ftoi këtë në Kuvend?
2. Kush e lejoi një jo-mërgimtar të futet në Kuvend në ditën kur Kuvendi ishte i hapur për mërgimtarët?
3. A e njihni ju VV-ja këtë person dhe si e njihni?
4. Shok i cilit spiun të Serbisë është ky person dhe si u bë që ju VV-ja e njihni?
5. Pse ia hapët derën një personi të këtillë?