×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Tragjedi në Zvicër: Vdes një fëmijë 9-vjeçar pas një aksidenti me një mjet bujqësor

    Reporteri
    13 Gusht 2026 | 14:40

    Një aksident i rëndë ka ndodhur të hënën në rrugën Route du Châtelard, në zonën e Liddesit, në kantonin e Valisit.

    Sipas njoftimit të autoriteteve, më 10 gusht 2026, rreth orës 18:30, shërbimi kantonal i emergjencës në Valis (144) është njoftuar për një aksident në zonën e njohur si “La Montau”.

    Bazuar në të dhënat e para të hetimit, një fëmijë 9-vjeçar ndodhej në një mjet bujqësor, i cili për arsye ende të panjohura doli nga rruga.

    Fëmija, i cili kishte pësuar lëndime të rënda, mori ndihmën e parë nga ekipet e shpëtimit dhe më pas u transportua me një helikopter të Air-Glaciers në spitalin universitar në Lozanë.

    Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai ndërroi jetë të martën, më 11 gusht, si pasojë e plagëve të marra.

    Autoritetet kanë bërë të ditur se viktima ishte një fëmijë 9-vjeçar nga kantoni i Valisit, ndërsa rrethanat e aksidentit janë ende duke u hetuar. /Albinfo

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!