Janë zbardhur të tjera detaje nga aksidenti tragjik që ndodhi në zonën e Manzës, në Durrës. 5 të rinjtë e përfshirë në aksident, 3 prej të cilëve humbën jetën dhe dy mbetën të plagosur, po ktheheshin nga një festë në Gjirin e Lalzit.

Drejtuesi i mjetit Kleo Vrioni humbi kontrollin e makinës duke dalë nga rruga dhe u përplas me një bordurë betoni. Për pasojë humbën jetën Kleo Vrioni, 25 vjeç, drejtuesi i automjetit, Sara Brugentelli, 26 vjeçe, dhe Alvi Muhaxhiri, 15 vjeç.

Ndërkohë të plagosur mbetën Rejsi Vrijoni, 25 vjeç, dhe Klevis Dervishi, 16 vjeç, raporton A2CNN.

Reklamë

Drejtuesi i automjetit Kleo Vrioni dhe shtetasja italiane Sara Brugnatelli mësohet se ishin martuar vetëm pak ditë më parë.

Raportohet se të rinjtë po ktheheshin nga Gjiri i Lalzit, ku kishin qenë në një festë në zonë.

Një tjetër pistë që po verifikohet nga hetuesit është nëse drejtuesi i automjetit ka qenë apo jo nën efektin e alkoolit në momentin e aksidentit. Për këtë priten rezultatet e ekspertizave dhe analizave përkatëse.