PDK, Aleanca dhe organizata studentore e Universitetit të Prishtinës sot kanë protesuar para objektit të Qeverisë së Kosovës.

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, tha sa Kurti ka uzurpuar Zyrën e Kryeministrit, dhe se po bllokon formimin e  Kuvendit.

“Kosova është në krizë. Bllokimi i Kuvendit nuk është çështje formale, është simptoma e një sistemi anarkik. Mbi të gjitha nuk ka respekt për votuesin e tij, duhesh të ndihesh krenar kur populli t’i jep 53 deputetë, dhe duhesh të jesh i përulur. Ky është një absurd që ne nuk mund ta lejojmë”, tha Gruda.

Reklamë

Ndërsa, deputetja e Aleancës, Albana Bytyqi tha se abuzimi me vendin po vazhdon.

“Ajo që është më e rëndësishme është se ne jemi betuar si deputetë për ta mbrojtur Kushtetutën dhe gjithmonë do të jemi në mbrojtje të Kushtetutës, andaj nuk do të ndalemi derisa institucionet të formohen”, u shpreh deputetja.

Ajo ftoi edhe një herë kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin që të vijë në Kuvend dhe të krijohen institucionet.

Kurse, njëri nga studentët kërkoi llogari nga partia në pushtet se pse vendi siç tha ai është në peng, duke pyetur se edhe sa duhet të presin që shteti të funksionojë.

 

Reklamë