Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, njoftoi të hënën vendosjen e sanksioneve të ashpra ndaj Iranit dhe entiteteve që e ndihmojnë atë, gjatë një konference për shtyp.
“Ne po nisim një ofensivë ekonomike kundër lidhjeve financiare të Iranit në mbarë botën. Synimi ynë është të ndërpresim çdo burim ekonomik që mban në këmbë këtë regjim tiranik, derisa Teherani të mbetet i vetëm”, deklaroi Bessent.
Departamenti amerikan i Thesarit tha se ka përcaktuar masa ndaj pesë sektorëve: asetet digjitale, teknologjia, ari, aviacioni dhe transporti detar; të cilët, sipas tij, qeveria iraniane po i përdor për të mbështetur ekonominë e vendit.
SHBA nis “D-Day” ekonomik kundër Iranit
Thesari amerikan ka vendosur gjithashtu sanksione ndaj rreth 60 entiteteve, individëve dhe anijeve.
Bessent tha se “nuk është më e pranueshme të veprohet në zonat gri” të konfliktit.
“Le të mos ketë asnjë paqartësi për qëndrimin e Shteteve të Bashkuara”, deklaroi Bessent gjatë konferencës për shtyp. Sipas tij, “çdo lloj angazhimi ekonomik” me Iranin “do t’i ekspozojë përgjegjësit ndaj fuqisë së plotë të Shteteve të Bashkuara”.