×
  • Sport
  • Raporto
  • Sport

    “Camp Nou” i Barcelonës favorit për ta pritur finalen e Ligës së Kampionëve më 2029

    Reporteri
    28 Gusht 2026 | 9:31

    Stadiumi i rinovuar “Camp Nou” i Barcelonës është favorit i UEFA-s për organizimin e finales së Ligës së Kampionëve në vitin 2029, e cila planifikohet të zhvillohet më 2 qershor.

    Sipas “Mundo Deportivo”, kandidatura katalunase aktualisht vlerësohet më e fortë se ajo e stadiumit “Wembley” në Londër. Ajo mbështetet nga Komuna e Barcelonës, Qeveria e Katalonjës, Federata Spanjolle e Futbollit dhe Qeveria e Spanjës.

    Një nga avantazhet kryesore të “Camp Nou” është kapaciteti i parashikuar prej 104 mijë e 600 spektatorësh, çka do ta bënte atë stadiumin më të madh në Evropë. Pas përfundimit të rinovimit, stadiumi pritet të ketë edhe rreth 9 mijë e 400 ulëse VIP.

    Punimet që po vazhdojnë nuk konsiderohen pengesë për kandidaturën, pasi zyrtarët e UEFA-s po e përcjellin nga afër zhvillimin e projektit.

    Vendimi përfundimtar pritet të merret më 15 shtator, gjatë mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s në Selanik të Greqisë.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!