Një nënë dhe vajza e saj janë shoqëruar në stacion policor në Prishtinë, pas problemeve që kishin pasur mes vete.

Rasti ka ndodhur të dielën, më 23 nëntor, rreth orës 07:00.

Të dyja janë intervistuar nga Policia, ndërsa me vendim të prokurorit janë liruar dhe rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt.

Reklamë

“Janë shoqëruar në stacionin policor nënë dhe bijë të dyshuara femra kosovare, pasi që kishin pasur probleme në mes vete”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.