×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Dyshoi se gruaja po e tradhtonte, burri përdori një mënyrë të pazakontë për ta zbuluar dhe përfundoi në burg

    Reporteri
    30 Gusht 2026 | 17:16

    Një burrë në Tajvan dyshoi se gruaja po e tradhtonte pasi gjeti në shtëpi një furçë dhëmbësh dhe sende të tjera që nuk i përkisnin asnjërit prej tyre. Dyshimet iu shtuan pasi pa në kamerat e sigurisë një burrë tjetër duke e dërguar gruan e tij në shtëpi.

    Për të zbuluar të vërtetën, ai përdori fshesën robotike të shtëpisë, e cila kishte kamerë dhe transmetim të drejtpërdrejtë audio-video. Përmes saj, ai pa gruan duke u afruar me një burrë tjetër në shtëpi, raporton Daily Star.

    Gjykata civile e shpalli gruan fajtore për shkeljen e të drejtave martesore dhe çifti u urdhërua t’i paguante burrit rreth 12,500 funte.

    Por më pas, gruaja e paditi atë për regjistrimin e pamjeve intime pa lejen e saj. Gjykata e dënoi burrin me pesë muaj burg dhe një gjobë prej rreth 3,700 funtesh për regjistrim të paligjshëm të pamjeve private.

    Sipas raportimeve lokale, burri pritet ta apelojë vendimin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!