×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Irani i kundërpërgjigjet SHBA-së, sulmon bazat amerikane në Jordani

    Reporteri
    31 Gusht 2026 | 8:56

    Irani ka sulmuar me raketa balistike dy baza ushtarake amerikane në Jordani, pas sulmeve të SHBA-së ndaj pozicioneve iraniane në ishullin Larak, në Ngushticën e Hormuzit.

    Garda Revolucionare iraniane tha se kishte goditur bazat King Hussein dhe Al-Azraq, duke pretenduar se kishte shkaktuar “dëme të mëdha” në infrastrukturën teknike, objektet e mirëmbajtjes dhe pozicionet e avionëve luftarakë.

    Ushtria jordaneze njoftoi se kishte interceptuar tetë raketa, ndërsa burime amerikane thanë se pothuajse të gjitha raketat u kapën dhe nuk pati dëme të konsiderueshme.

    Kundërsulmi erdhi pasi forcat amerikane goditën dy raketahedhës iranianë në Larak.

    Uashingtoni tha se operacioni kishte për qëllim parandalimin e vendosjes së minave detare në Ngushticën e Hormuzit, të cilën SHBA-ja e konsideron një kërcënim të drejtpërdrejtë për trafikun ndërkombëtar.

    Përplasja e fundit shënon një përshkallëzim të ri të luftës mes SHBA-së dhe Iranit, pas disa javësh me intensitet më të ulët të luftimeve.

    Ngushtica e Hormuzit mbetet në qendër të krizës, pasi përmes saj kalonte rreth 20% e naftës botërore para fillimit të konfliktit

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!